Mbi 50 euro për makijazh, fatura më e frikshme se veshjet për Halloween

Nga A2 CNN
31 Tetor 2023, 23:30 | Sociale

Hallowen, një festë aspak shqiptare, nga viti në vit po përqafohet edhe më tepër nga të rinjtë e vendit, por kryesisht fëmijët, të cilët e kanë kthyer si një traditë festive në shkolla.

Edhe kjo grupmoshë është kthyer në një nga konsumatorët kryesorë, teksa dëshirat e fëmijëve shkojnë deri atje sa kanë kërkesa shumë specifike. E përballë kërkesa të tilla prindërve nuk u mbetet veçse të plotësojnë dëshirat dhe të shpenzojnë ca të holla më shumë në këtë ditë, që prej gati një dekade është shndërruar në një ditë festive në Shqipëri.

Pas bareve dhe tregtarëve të kostumeve, estetika mund të themi se është një nga sektorët që përfitojnë më shumë nga festa. Bazuar në çmimet në pikat me pakicë; veshjet, aksesorët, kungujt, ëmbëlsirat, setet fotografike e make-up sjellin shpenzime nga 8 200 lekë deri në 18 500 lekë.

Kështu, duket se këtë vit Halloween po rezulton edhe më “i frikshëm”, jo vetëm për veshjet apo maskat, por mbi të gjitha për faturën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos