Dimri në prag, ekspertët e ISHP: Vaksinohuni pa ardhur gripi, do të jetë dominues edhe këtë vit

Nga Ornela Joti
1 Nëntor 2023, 15:47 | Sociale

Gripi ende nuk ka ardhur, por edhe këtë dimër, ai pritet të mbizotërojë ndaj Covid-19 dhe virozave të tjera.

Në këtë situatë të qetë epidemiologjike ku ndodhemi aktualisht ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik theksojnë rëndësinë e imunizimit ndaj gripit, para se ai të jetë në qarkullim.

260 mijë doza vaksine janë shpërndarë në qendrat shëndetësore të vendit dhe afro 40% e tyre janë marrë nga popullata në risk. Nisur nga agresiviteti i lartë që kishte gripi dimrin e kaluar, interesi për vaksinën kundër tij është më i lartë se për dozat anti-Covid.

Variantet A dhe B të gripit pritet të qarkullojnë edhe këtë dimër në Europë. Duke qenë se shtamet e tyre ndodhen në vaksinën që po aplikohet dhe në popullatën shqiptare, ekspertët ju bëjnë thirrje grupeve të riskut, të mbrohen pa ardhur gripi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos