Sondazh: Dita ndërkombëtare kundër SIDA-s, sa i përdorni masat mbrojtëse?
  • Gjithmonë 0%
  • Shpesh 0%
  • Asnjëherë 0%

Shqiptarët nxjerrin armët në ishullin grek, plagoset një prej tyre

Nga A2 CNN
10 Gusht 2023, 08:03 | Kronikë
Shqiptarët nxjerrin armët në ishullin grek, plagoset një

Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e kaluar në ishullin e Paksos në Greqi, pasi u përlesh me një bashkëkombës të tij, i cili është shpallur tashmë në kërkim.

51-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Andrea Kalemi, ishte takuar me autorin me të cilin më pas pati një debat, që detyroi këtë të fundit të nxirrte pistoletën dhe të qëllonte disa herë në drejtim të tij.

I plagosuri u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, teksa policia ka rrethuar zonën dhe po kërkon për autorin, i cili mendohet të ketë hyrë në vend nga Italia, posaçërisht për të takuar 51-vjeçarin.

Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, por hetuesit nuk përjashtojnë pistën e larjes së hesapeve për borxhe apo dhe atë të hakmarrjes.

Andrea Kalemi nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është i dyshuar për përfshirjen e tij në vrasjen e Edmond Papës në dhjetorit 2022 në zonën e Selitës në Tiranë.

Në vitin 2001, ai u arrestua nga RENEA dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht.

Në 2017-n u arrestua në Tiranë me 2 të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, kundërshtuan punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

Në qershor 2022, Kalemit iu vra me eksploziv i afërmi Aleksandër Sadikaj në autostradën Tiranë-Elbasani. Gjashtë muaj më vonë, në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa si shenjë hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo dhe u shpall në kërkim Andrea Bode dhe në dosjen hetimore përmendet edhe vetë emri i Kalemit.

Ditari A2 CNN