U fsheh në Shqipëri pas 66 grabitjeve në Friuli dhe Veneto, arrestohet hajduti “rekordmen”

Nga A2 CNN
9 Gusht 2023, 18:41 | Kronikë
U fsheh në Shqipëri pas 66 grabitjeve në Friuli dhe Veneto,

Një 30-vjeçar shqiptar, i akuzuar për 66 grabitje në zonat mes Friulit dhe Venetos është arrestuar falë bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare dhe policisë italiane të rajonit të Pordenones.

Pasi kreu 66 grabitjet, i riu ishte kthyer në Shqipëri për të vijuar jetën i qetë, por gjykatat italiane e kanë dënuar me 7 vjet e 7 muaj burg gjatë kësaj kohe.

Pavarësisht tentativës së grabitësit për t’u fshehur, italianët ranë në gjurmët e tij dhe i riu u arrestua në Shqipëri, për t’u ekstraduar më pas në Itali, ku autoritetet e dërguan në burgun e Viterbos.

Ai akuzohet se nga fundi i vitit 2018 deri në shkurt 2019 ka kryer 66 vjedhje mes Friulit, Venecias, Giulia-s dhe Venetos.

Në nëntor të vitit të kaluar, Kasacioni përmbylli procesin gjyqësor, duke konfirmuar dënimin e Gjykatës së Apelit të Triestes për 30-vjeçarin.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni