Këngëtarja shqiptare me famë botërore Ava Max ka zgjedhur Hawaiin, për të pushuar disa ditë me miqtë e saj.
Ylli i popit u fotografua nga paparacët me bikini, teksa shëtiste me jahtin e saj luksoz. Ajo çfarë tërhoqi mendjen e mediave, ishte fakti se Ava u pa me krahët e mbështjellë dhe shumë e afërt me një burrë që nuk është identifikuar ende.
Edhe pse sot është një yll ndërkombëtar, 26-vjeçarja nuk harron t'i kujtojë rrënjët, origjinën dhe rrugën e gjatë për të arritur ku është.
"Në jetë ekziston e mira dhe e keqja. Gjithnjë kam besuar se e mira mbizotëron. Këtë e them me siguri si mësim që kam marrë nga e shkuara ime. Vetëm vendimet e tua mund të të ndalojnë! Edhe nëse gjithë letrat hapen kundër teje, ka një rrugë për t'ja dalë. Unë, isha vetëm një vajzë e vogël nga një familje shqiptare me ëndrra të mëdha, që erdhën në Amerikë me asgjë tjetër veçse rrobat e trupit. Po jua them këtë sepse besoj që mund t'ja dilni në gjithë çfarë doni.",ka deklaruar më herët ajo.
(A2 Televizion)