All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Shtëpiaket e dëshpëruara”… edhe gratë rrëmbejnë armët për t’u mbrojtur nga armiku

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2020, 15:58 | Bota
All - Paragraf - 1

Jeta në Guerrero duket sikur rri pezull buzë greminës. Kërcënimi i dhunës është aty, nuk u ndahet banorëve të shtetit më të varfër të Meksikës.

Në Akapulko, kryeqytetin e shtetit, gjërat kanë ndryshuar shumë që nga koha kur aty kalonte muajin e mjaltit, presidenti Kennedy, ose kur yjet e kinemasë shijonin rrezet e diellit në hotelet luksoze. Tani, të gjithë, nga lokalet, restorantet, por edhe pikat ambulante, duhet të paguajnë për t’u mbrojtur nga kriminelët. Ndërsa, forcat e sigurisë shihen të patrullojnë edhe në plazhe, ku jo pak herë ka pasur vrasje të tmerrshme.

All - Paragraf - 3

Guerrero në spanjisht do të thotë luftëtar, dhe pikërisht kështu duhet të jesh aty, nëse dëshiron të mbijetosh. Edhe më të vështira bëhen gjërat në fshatrat e thellë. Fotoreporteri italian Alfredo Bosco, sjell një set fotografish të botuara te “The Guardian”, ku tregon mundin e banorëve të këtyre zonave, sidomos indigjenëve, për t’u ruajtur nga kartelet e drogës dhe grupet kriminale.

Në zonat malore duket sikur je shkëputur nga pjesa tjetër e botës. E duke qenë se forcat e sigurisë janë të pakëta në numër dhe e kanë të vështirë të ruajnë të gjithë territorin, banorët vendas i kanë marrë vetë gjërat në duar. Në kampe të sajuara stërviten gra dhe fëmijë, për të mësuar sesi të përdorin armët e zjarrit, në mënyrë që të jenë gati të mbrojnë fshatin nga sulmet e kriminelëve.

Pas lulëzimit të tregtisë së marijuanës dhe heroinës, me rënien e bosave të karteleve, ato u ndanë në fraksione të vogla, që përveç trafikut, përfitojnë dhe nga kanosja dhe rrëmbimet. “Ndryshe nga mafia në Itali, këtu nuk kursehet askush, të gjithë janë shënjestër”, tregon Bosco.

All - Paragraf - 6

Por aty ku autoriteti mungon, njerëzit e krijojnë vetë. Në shumë zona të largëta, vendasit kanë krijuar grupe paraushtarake të armatosur, për t’i bërë ballë krimit e shpesh, për të bashkëjetuar me të. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos