Shtresa e mesme e rrezikuar, Angjeli: Domosdoshmëri mbrojtja e saj, të përshtaten politikat fiskale

Nga A2 CNN
28 Qershor 2022, 15:39 | Ekonomi
Shtresa e mesme e rrezikuar, Angjeli: Domosdoshmëri mbrojtja e saj, të

Krizat, përfshirë atë të çmimeve që po kalojmë tani, kanë një të përbashkët... boshatisin xhepat e atyre që nuk kanë e mbushin kuletat e më të pasurve. E teksa hendeku mes të pasurve e të varfërve thellohet, një tjetër shtresë, që në Shqipëri vijon të jetë e brishtë, po kërcënohet seriozisht.

Ish-ministri i Financave, akademik Anastas Angjeli tregon edhe rrugën që duhet ndjekur për të mbrojtur shtesën e mesme në vend.

Angjeli parashtron edhe rëndësinë e shtresës së mesme, sidomos për vendet në zhvillim si Shqipëria.

Ndonëse për shtresën e mesme nuk ka një përkufizim përfundimtar, si e tillë në vend cilësohet ajo pjesë e shoqërisë me të ardhura mbi mesatare, që vijnë kryesisht nga profesionet mjek, jurist, inxhinier apo tregtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos