Kategoria Superiore nuk do të nisë në datën 19 gusht siç ishte planifikuar, por me datë 26 gusht.
me citim FSHF.
Departamenti i Garave në Federatën e Futbollit bën me dije se nisja e sezonit të Kampionatit 2023-2024 është shtyrë me një javë
Federata Shqiptare e Futbollit
Shtyrja është diskutuar gjatë orëve të fundit, por tashmë erdhi edhe konfirmimi zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Sezoni i ri futbollistik ishte planifikuar të niste më datë 19 gusht ndërkohë që pas kërkesës së mazhorancës së klubeve për spostimin e nisjes së aktivitetit me një javë, e cila është marrë në shqyrtim nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, është spostuar për më datë 26 gusht 2023 kur do të zhvillohet dhe java e parë.
Federata Shqiptar e Futbollit
Edhe pse sipas federatës, ky vendim ka ardhur për shkak të kërkesës së shumicës së klubeve, prej ditësh është diskutuar se problemi lidhet me të drejtën e transmetimit. Pas prishjes së kontratës me platformën transmetuese që mbulonte ndeshjet e kampionatit elitar, federata ende nuk ka arritur akordin për transmetimin e Kategorisë Superiore. (A2 Televizion)