Goli i tunizianit Khazri në minutën 59 nuk i mundësoi vendit të tij kualifikimin në 16 më të mirat e botës, por i dha gjithsesi një fitore historike ndaj kampionëve të botës së Francës, që shkon edhe përtej sportit.
Tefik Osmani komenton golin e fitores në ”Murin Magjik”. “Kemi një top të humbur, mbrojtësit francezë janë rreshtuar shumë mirë, por mendoj se kapiteni Varane nuk duhet të tërhiqej por të bënte më shumë presion, sepse pothuajse luajnë 4 kundër 3 dhe nuk kishin shumë rrezikshmëri. Në momentin që bën presion të vonuar, Khazri arrin ta driblojë dhe sulmuesi godet”, analizon ish-futbollisti i Kombëtares për A2 CNN. (A2 Televizion)