Sinjale pozitive nga inflacioni, BSH mban të pandryshuar në 2.75% normën bazë të interesit për lekun

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2023, 17:52 | Ekonomi
Sinjale pozitive nga inflacioni, BSH mban të pandryshuar në 2.75%

Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar në 2.75 për qind normën bazë të interesit për lekun. Guvernatori Gent Sejko e argumentoi vendimin me rënien e lehtë të inflacionit në dy muajt e fundit.

"Përditësimi i parashikimeve sugjeron se inflacioni do të bjerë gradualisht gjatë vitit 2023 dhe do të kthehet në objektivin tonë në gjysmën e parë të vitit 2024. Paralelisht me të, ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet. Ndërsa, treguesit kryesorë të stabilitetit financiar pritet të mbeten në kontroll. Bazuar sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i BSH në mbledhjen e sotme, vendosi që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin e 2.75 për qind. Gjithashtu të mbajë të pandryshuar, normën e interesit të kredisë njëditore në nivelin e 3.75 për qind,” deklaroi Sejko.

Kujtojmë se vitin e shkuar, Banka Qendrore e rriti me 5 herë normën e interesit në përpjekje për të frenuar inflacionin në nivelet më të larta historike. 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli