Frymëmarrje për kredimarrësit, bie për të tretin muaj me radhë norma e interesit për bonot e thesarit

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2023, 11:27 | Ekonomi
Frymëmarrje për kredimarrësit, bie për të tretin muaj

Qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë vijojnë të joshen nga titujt qeveritarë, ndërsa norma e interesit të bonove të thesarit vijoi trajektoren rënëse për të tretin muaj me radhë. Megjithëse u kërkuan vetëm 12,6 miliardë lekë, në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë u ofruan 17 miliardë lekë, ose rreth 145 milionë euro.

Norma e interesit ra në 4,86% nga 5,03 që ishte në ankandin e mëhershëm. Norma e interesit të bonove të thesarit është ulur ndjeshëm me muajt paraardhës, duke iu rikthyer niveleve të para tetorit të vitit të shkuar.

Megjithatë, kjo normë interesi mbetet ndjeshëm më e lartë se fillimvitin e shkuar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, norma e interesit për bonot 12-mujore në janar 2022 ishte vetëm 1,63%, 3,23% më e ulët se aktualisht.

Ecuria e normës së interesit për bonot e thesarit është veçanërisht për huamarrësit që kanë kredi në lekë, pasi ajo përcakton ndjeshëm dhe luhatjen e kësteve mujore për kreditë me norma të ndryshueshme interesi.

Ekspertë të tregut financiar vlerësojnë se gjysma e parë e vitit do të shërbejë si frymëmarrje për ata që kanë një kredi për të shlyer, kjo si pasojë e stabilizimit të normave të interesit në monedhën kombëtare. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/28/interesi-per-bono-thesari-ne-ankand-u-ofruan-dy-here-me-shume-para-se-shuma-e-kerkuar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos