Situata në veri, reagon Gjermania: Kosova u tërhoq, serbët po bëjnë të kundërtën

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2022, 11:42 | Kosova
Situata në veri, reagon Gjermania: Kosova u tërhoq, serbët po

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, i cilësoi krejtësisht të papranueshme paralajmërimet e Serbisë për dërgimin e forcave të saj në Kosovë.

Në një postim në Twitter, Baerbock tha se Kosova i zbuti tensionet me shtyrjen e zgjedhjeve, por retorika e fundit e Serbisë, sipas saj, bën të kundërtën.

Ministrja gjermane tha se janë “të papranueshme” edhe sulmet mbi misionin e BE-së në Kosovë, EULEX. Një patrullë e këtij misioni u sulmua mbrëmjen e së shtunës nga persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës.

“Kosova i reduktoi tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia bëri të kundërtën. Sugjerimi për të dërguar forcat serbe në Kosovë është totalisht i papranueshëm. Të tilla janë edhe sulmet e fundit ndaj EULEX në Kosovë. Mbështetja ime shkon e gjitha për dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, tha ajo.

Situata në veriun e Kosovës, ku gjatë ditëve të fundit janë shënuar një sërë incidentesh të dhunshme përshkallëzoi të mbrëmjen e së shtunës, pas shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe serbëve lokalë, si pasojë e arrestimit të një ish-zyrtari të policisë serbe, Dejan Pantiç.

Në mesin e tensioneve Kosovën e viziton sot i dërguari i posaçëm i SHBA për dialogun, Gabriel Escobar dhe Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vizitojnë Kosovën ku pritet të takohen me krerë të qeverisë dhe opozitës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos