Fundjava që lamë pas përfaqësonte një shans shumë të mirë për Atalantën, që mund të ndryshonte ecurinë e fundit dhe mund ti afrohej katërshes së parë. Megjithatë, bluzinjtë u mposhtën në fushën e Kaljarit me rezultatin 2-1, ku vendimtar për vendasit ishte Viola i aktivizuar nga stoli.
Skamaka kaloi në avantazh Atalantën, pas vetëm 13 minutave lojë, megjithatë Kaljari arriti të përmbyste rezultatin. Auxhelo barazoi shifrat përpara pushimit ndërmjet pjesëve, teksa në të 88-ën erdhi edhe goditja fatale e Nikolas Viola-s.
Skuadra e Gasperinit vuajti zëvendësimet tejet konservative të trajnerit dhe ndoshta faktin se vëmendja ishte te sfida kundër Liverpulit në Europa League. Kjo bëri që ata të mbeten në kuotën e 50 pikëve dhe të largohen nga zona Champions. (A2 Televizion)