Serie A, katër gola për 3 pikë, Napoli kthehet te fitorja

Nga Dea Kozma
8 Prill 2024, 16:49 | Sport

Serie A, katër gola për 3 pikë, Napoli kthehet te fitorja

Napoli mposhti 4-2 Moncën në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Serie A dhe kthehet te suksesi pas tre javëve, duke mbajtur të gjalla shpresat për një vend në kupat e Europës.

Monca zhbllokoi rezultatin pas 9 minutave me Gjuriç dhe e mbylli pjesën e parë në avantazh. Nisja e fraksionit të dytë ishte emocionuese dhe tejet intensive, me pesë gola të shënuar në harkun e 23 minutave lojë. Napoli realizoi tre herë në harkun e gjashtë minutave, fillimisht duke përmbysur shifrat dhe më pas duke krijuar distancë sigurie.

Osimhen në të 55-ën, Politano në të 57-ën dhe Zielinski në të 61-ën ishin autorët e golave. Në minutën e 62-të, Kolpani shkurtoi rezultatin, por Raspadori në të 68-ën realizoi rrjetën që vulosi rezultatin në 4-2. Prej atij momenti situata nuk ndryshoi deri në vërshëllimën finale, duke vulosur një prej ndeshjeve më të çmendura të këtij sezoni. Napoli vazhdon të besojë te vendi i pestë, që me distancën e 7 pikëve mbetet gjithsesi i komplikuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos