Serie A, Bologna frenohet nga Frosinone, rrëshqet në -4 nga Juve

Nga Erald Kodhelaj
8 Prill 2024, 16:48 | Sport

Serie A, Bologna frenohet nga Frosinone, rrëshqet në -4 nga Juve

Bolonja ngadalëson hapin në zonën Champions dhe humbet terren nga Juventusi i vendit të tretë. Skuadra e Tiago Motës barazoi 0-0 kundër Frozinones dhe rrëshqet në -4 pikë nga vendi i tretë në klasifikimin e Serie A.

Kuqeblutë e kishin shumë të vështirë që të krijonin lojë në pjesën e parë, madje vuajtën presionin e vendasve dhe portieri Skorupski u detyrua të bënte disa pritje vendimtare përballë tentativave të Keidira dhe Okoli. E njëjta tablo u vu re edhe në 45 minutat e dyta të lojës, me sfidën që mbeti e bllokuar në mesfushë dhe dy ekipet që nuk arritën të shënonin.

Në fundin e ndeshjes u regjistrua edhe traversa dhe më pas gafa e pafalshme përpara portës e Ndoje, që nuk arriti të shënonte golin e triumfit për Bolonjën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos