Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për ndeshjen me Spanjën

Nga A2 CNN
20 Qershor 2024, 23:03 | Live Euro 2024

Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për ndeshjen me

Asnjë ditë pushimi për kombëtaren shqiptare. Pas ndeshjes me Kroacinë, kuqezinjtë kanë nisur përgatitjen për takimin e tretë dhe të fundit në grup, përballë Spanjës.

Të drejtuar nga trajneri Silvinjo, skuadra doli në stërvitje, fillimisht ishin lojtarët që nuk kishin marrë shumë minuta në ndeshjes ndërsa titullarët morën një ngarkesë të lehtë fizike.

Lajmi i mirë është se të gjithë lojtarët janë në formën e mirë fizikë dhe pa shqetësime. Dueli me Spanjën luhet të hënën e 24 qershorit në Dyseldorf. Takimi është i programuar në orën 21:00.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos