Pas asaj ndeshjeje zhgënjyese 3-0 me Rumaninë, Ukraina është rikthyer me fitore në Euro 2024 teksa ka mposhtur 2-1 Sllovakinë.
Sërish ndeshja nisi keq për ukrainasit, pasi Sllovakia kaloi në avantazh në minutën e 17 me anë të Schranz. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të sllovakëve, të cilët u dorëzuan më pas në të dytën.
Shaparenko barazoi rezultatin në minutën e 54, ndërsa Yaremchuk e vulosi rezultatin në 2-1 në minutën e 80.
Tashmë, Ukraina ngjitet në vendin e dytë me 3 pikë, po aq sa Rumania dhe Sllovakia. Në ndeshjet e fundit në grup, Ukraina do të luajë me Belgjikën, ndërsa Sllovakia me Rumaninë. (A2 Televizion)