Barcelona nuk tregoi sërish mëshirë ndaj Valencias. Pasi e mposhti në kampionat me rezultatin 7-1, katalanasit regjistruan mbrëmjen e së enjtes një tjetër fitore të thellë.
Ekipi i Hansi Flick triumfoi me rezultatin 5-0 në transfertë, duelin e vlefshëm për fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit, shkruan A2.
Barcelona shënoi plot 4 gola në pjesën e parë. Tregolëshi i Ferran Torres në minutat 3, 17 dhe 30 si dhe goli i Lopez në minutën e 23 bënë që pjesa e parë të mbyllej me shifrat 4-0.
Golin e pestë që “vulosi” fitoren e Barcelonës e shënoi Lamine Yamal në minutën e 59-të.
(A2 Televizion)