Liverpool përmbys Tottenham dhe kalon në finalen e Kupës së Ligës

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2025, 09:32 | Futboll

Liverpool përmbys Tottenham dhe kalon në finalen e Kupës së

Liverpool i dha leksion Tottenhamit dhe kaloi në finalen e Kupës së Ligës (Carabao Cup), ku do të ndeshen me Newcastle. 

Të kuqtë e trajnerit Arne Slot ishin mposhtur në ndeshjen e parë me rezultatin 1-0, ndërkohë që në takimin e kthimit, arritën të përmbysnin gjithçka, duke siguruar “biletën” për në finalen e Wembley, shkruan A2.

Gapko hapi serinë e golave në minutën e 34-t, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0. Në fragmentin e dytë të lojës, Liverpuli shënoi edhe 3 gola të tjera, me Salah, Szoboslain dhe Van Dijk.  

Ndeshja e parë gjysmëfinale mes këtyre skuadrave kishte përfunduar me rezultatin 1-0 për Newcastle.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos