Bologna vijon të dhurojë paraqitje të mrekullueshme në Serie A këtë sezon dhe e fundit ka qenë Roma që ka provuar forcën e skuadrës së Motta-s, e cila doli e mposhtur 3-1 nga "Olimpico".
Verdhekurqtë e drejtuar nga trajneri i ri Daniele De Rossi vinin në këtë takim pas kualifikimit të bujshëm në gjysmëfinale të Europa League pasi mundën edhe në ndeshjen e dytë Milanin dhe këtë e bënë edhe më një lojtar më pak.
Megjithatë, kryeqytetatasit ishin një skuadër krejtësisht tjetër ndaj Bologna-s, e cila dominoi të gjithë ndeshjen dhe thuajse nuk e vuri në diskutim asnjëherë fitore.
Goli i parë ishte spektakolar. Ai u realizua me roveshatë nga marokeni Oussama El Azzouzi, ndërsa i dyti u shënua nga talenti holandez Zirkzee. Roma reagoi me anë të Sardar Azmoun në minutën e 56, ndërsa Saelemaekers e vulusoi rezultatin në 1-3 pas 10 minutash.
Me këtë fitore, Bologna blindon vendin e katërt që të çon sezonin e ardhshëm në Champions League me 62 pikë, ndërsa Roma mban vendin e pestë me 55 pikë, një më shumë se Atalanta.
(A2 Televizion)