Ernest Muçi është kthyer në idhullin e tifozëve të Beshiktashit dhe jo vetëm. Sulmuesi shqiptar po kalon një superformë në elitën e futbollit turk duke ngjallur dhe interes tek klubet europiane.
Aston Villa është një prej tyre që ka bërë dhe ofertën konkrete për 22-vjeçarin me 20 milionë euro por diçka e tillë është hedhur menjëherë posht nga klubi që e vlerëson shumë më shumë kartonin e Muçit.
Deri më tani talenti kuqezi ka realizuar 3 gola por me formën fantastike që po kalon, i ka bërë për vete të gjithë.
Sipas mediave turke, Beshiktashi nuk do të llogarisë asnjë ofertë më të ulët se 30 milionë euro për cilindo klub që dëshiron shërbimet e lojtarit. (A2 Televizion)