Kupa e Shqipërisë përveçse mbetet në historinë e klubit, përkthehet dhe në të ardhura për skuadrën që e fiton atë.
Egnatia apo Kukësi nëse ngrenë lart trofeun do të përfitonin një shumë prej 50 milionë lekësh të vjetra, shpërblim ky që vjen nga Federata Shqiptare e futbollit për fituesin e Kupës ndërsa të ardhurat e tjera vijnë nga Europa, që i siguron fituesit një total prej 375 milionë lekë të vjetër përafërsisht.
Një buxhet shumë i favorshëm për Kukësin veçanërisht që vitin tjetër do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë. (A2 Televizion)