Ecuria perfekte në vitin 2025. Egnatia largon euforinë dhe kërkon vazhdimësi

Nga Erald Kodhelaj
7 Shkurt 2025, 15:42 | Futboll

Ecuria perfekte në vitin 2025. Egnatia largon euforinë dhe kërkon

Shtatë fitore me radhë. Triumfi në Superkupë është shoqëruar me ecurinë e shkëlqyer në kampionat ku kryesojnë dhe në Kupë ku janë me një këmbë në gjysmëfinale. Te Egnatia kërkojnë t’i japin vazhdimësi ecurisë pozitive dhe trajneri Edlir Tetova garanton se nuk ka eufori.

“Të 4 ekipet janë konkurruese deri në fund. Eufori jo, kërkoj vazhdimësi, asgjë nuk ka përfunduar, do të shohim ndeshjen e radhës me Elbasanin. Janë dy ekipe të ndryshme, vjet ishim më të pjekur, këtë vit po ndërtojmë themelet për të fituar në kupë dhe kampionat”, tha Tetova, shkruan A2.

Edhe pse viti ka nisur me ecuri perfekte, me Egnatian që është konfirmuar në fushë si ekipi më i mirë, drejtuesi i stolit kërkon të mos ketë shpërqendrime dhe të evitohen befasitë: “Kemi mungesa të rwndësishme kundër Elbasanit, por skuadra ka mentalitetin e duhur për ta përballur ndeshjen. Nuk kemi presion, kemi të gjitha kushtet për të qenë komod dhe për të parë ndeshjen e radhës me shumë kujdes. 2025 ka filluar mirë për ne, por ka akoma ndeshje, mund të ketë dhe befasi. Fusha është një faktor, por vlen për të dyja skuadrat”.

Egnatia luan të dielën në fushën e Elbasanit, prej orës 17:00. Sfida e fazës së parë në “Elbasan Arena” përfundoi në barazim pa gola, ndërsa në ndeshjen në Rrogozhinë, Egnatia fitoi me shifrat 3-1. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos