Hap fals i Napolit, Udineze asist Interit dhe Atalantës në garën për titullin kampion

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2025, 09:06 | Futboll

Hap fals i Napolit, Udineze asist Interit dhe Atalantës në garën

Napoli nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Udineses duke mos arritur të shkëputet në krye të renditjes së Serisë A.

Golat e ndeshjes u shënuan të dy në pjesën e parë, konkretisht në minutën e 37 dhe 40. Fillimisht McTominay shënoi me kokë për vendasit, ndërsa Ekelenkamp barazoi rezultatin me një supergol, shkruan A2.

Aktualisht, Napoli ka 4 pikë më tepër se Interi që pret sot në mbrëmje Fiorentinën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos