Interesi maksimal, biletat Shqipëri-Ishujt Faroe shiten në pak orë

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2023, 07:59 | Futboll

Interesi maksimal, biletat Shqipëri-Ishujt Faroe shiten në pak

Biletat e ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe janë shitur të gjitha në vetëm pak orë. Federata Shqiptare e Futbollit nxori njoftimin mbrëmjen e të premtes se të gjitha biletat për duelin e rëndësishëm në Tiranë më 20 nëntor kanë avulluar në kohë rekord.

Edhe pse përballë vendit të fundit në grup, kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme për Shqipërinë si takimi i fundit në grupet kualifikuese ndërsa kuqezinjtë duan të kthejnë në një festë të vërtetë.  

Çmimet e biletave varionin nga 3000 lekë më e lira, deri në 8000 lekë më e shtrenjta. Kombëtarja shqiptare udhëton fillimisht në Moldavi më 17 nëntor, ku edhe aty do te kemi një stadium të tejmbushur ndërsa 3 ditë më vonë pret në Tiranë Ishujt Faroe. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi