Interi, kampion i Italisë, fiton ndaj Milan dhe vendos yllin e dytë në fanellë

Nga A2 CNN
22 Prill 2024, 22:44 | Futboll

Interi, kampion i Italisë, fiton ndaj Milan dhe vendos yllin e dytë

Interi është zyrtarisht kampioni i Italisë në futboll për sezonin 2023-2024.

Zikaltërit, ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar dhe ëndërruar më herët arritën të sigurojnë matematikisht kreun e paarritshëm të renditjes falë triumfit në derbin e kryeqytetit përballë Milan.

Edhe njëherë, kjo ndeshje e jashtëzakonshme u vesh blu e zi, me fitoren e djemve të Inzaghit me rezultatin 1-2.

Ishte Acerbi ai që shënoi i pari për Interin në minutën e 18 të takimit. Zikaltërit kishin mundësi të dyfishonin rezultatin, por u treguan të pasaktë.

Me fillimin pjesës së dytë vjen dhe goli i Thuram, teksa për Milanin e shkurtoi rezultatin Tomorri.

Në minutën e fundit të takimit pati dhe një konfrontim mes lojtarëve, teksa arbitri vendosi të dërgojë më herët në dhomat e zhveshjes Dumfries dhe Theo Hernandez e më pas Calabrian.

Me këtë sezon të jashtëzakonshëm Interi shënon 20 kampionate në historinë e Serie A, duke vendosur dhe yllin e dytë në fanellë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos