Interi mori një pikë me mjaft vlera në transfertë ndaj gjigantëve të Manchester City-t. Zikaltrit luajtën mirë edhe pse përballeshin me një ekip që të jep pak mundësi.
Pas ndeshjes, arkitekti i kampionëve të Italisë Simone Inzaghi është shprehur i kënaqur me ndeshjes, ka vlerësuar lojtarët e tij, por ka rrëfyer se i ka mbetur një peng, shkruan A2 CNN.
“I komplimentova, djemtë ishin gjigantë. Ata bënë një paraqitje të jashtëzakonshme, ne e dimë vlerën e Mançester Sitit. Ne kishim nevojë për një ndeshje të madhe dhe e bëmë atë, me mundësi të arta: ato të Karlos Augustos, Darmian dhe Mkhitarian. Si Zilinskin dhe Mkhitarjan, janë dy lojtarë cilësorë, ne e donim shumë Zilinskin sepse e dinim se çfarë mund të na jepte. Ai është një lojtar i rëndësishëm, ne e dimë se të gjithë do të nevojiten dhe herë pas here do të duhet të jem i mirë në zgjedhjet.
Unë u dëshpërova me rastin e Mkhitarjan, mendova se ishte gol. Dimarko duhet të jetë në derbi, dhe situatë është e qetë. Nëse ai nuk do të ketë probleme do të jetë pjesë e ndeshjes.
Barela kishte vrapuar 12.5 km dhe unë thirra Fratezin për ta ndërruar, pastaj në ato momente Çalhanoglu pati një problem të vogël. Mund të kisha futur edhe Asllanin, por Fratezi kishte dy minuta që po priste. I llogaris të dy, por unë zgjodha Fratezin”, tha Inzaghi. (A2 Televizion)