Juventusi ka siguruar biletën e çerekfinaleve të Kupës së Italisë pasi ka mundur me rezultatin e thellë 6-1 Salernitanën.
Ndeshja nisi keq për skuadrën e Allegrit pasi pësuan gol të parët, por gjithçka u përmbys shpejt dhe bindshëm. Për bardhezinjtë shënuan Miretti, Cambiaso, Rugani, Vlahovic, Weah dhe një autogol nga Bronn.
Në çerekfinale, Juventusi do të përballet me Frosinonen, e cila bëri surprizën e madhe teksa fitoi me rezultatin e thellë 0-4 në fushën e Napolit.
Çiftet e çerekfinaleve janë Bolonja-Fiorentina, Atalanta-Milan, Lazio-Roma e Juventus-Frosinone.
(A2 Televizion)