Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Emërohet trajneri i ri i Çekisë, i zë vendin "kurbanit" të kuqezinjve të Sylvinhos

Nga A2 CNN
4 Janar 2024, 16:52 | Futboll
Emërohet trajneri i ri i Çekisë, i zë vendin
Ivan Hasek

Ivan Hasek është trajneri më i ri i Çekisë. 60-vjeçari çek do të pasojë Sylhavin, i cili u largua pas kualifikueseve të Europianit.

Hašek do të jetë në krye të pankinës së kësaj skuadre deri në nëntor 2025 me një opsion për të zgjatur kontratën e tij në Kupën e Botës 2026 nëse skuadra kualifikohet.

Kjo nuk është hera e parë që “timonieri” në fjalë ulet në stolin e kësaj përfaqësuese, pasi e ka bërë edhe më parë, në 5 ndeshje në vitet 2009-2010. Hasek ka drejtuar skuadra të ndryshme si Al-Hilal, Saint Ettiene, apo Vissel Kobe. Eksperienca e fundit e tij është në stolin e Libanit.

Sipas mediave të huaja, që bënë publik lajmin, Çekia kërkon rezultate pozitive edhe në Europian, ku është në një grup me Portugalinë dhe Turqinë, ndërsa mbetet për t’u mësuar një skuadër nga Play Off.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu