Kualifikimi nuk mjafton, tronditet stoli i kombëtares çeke, jep dorëheqjen trajneri

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2023, 08:20 | Futboll
Kualifikimi nuk mjafton, tronditet stoli i kombëtares çeke, jep
Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy

Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy dha dorëheqjen menjëherë pas kualifikimit në Europian. Kombëtarja çeke triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj Moldavisë, duke siguruar një “biletë” për në Gjermani, teksa Silhavy njoftoi vendimin surprizues, që i la të gjithë të shtangur. 

“Edhe pse jemi të lumtur tani, e kisha vendosur tashmë para ndeshjes, që nuk do të vazhdoja më”, tha ish-mbrojtësi 62-vjeçar për televizionin publik çek në një intervistë pas ndeshjes.

Silhavy, i cili udhëhoqi skuadrën në çerekfinalen e Europianit të fundit, përpara se të siguronte një vend në turneun e vitit të ardhshëm në Gjermani, u kritikua për paraqitjen e dobët të ekipit në Grupin “E”, ku ata përfunduan në vendin e dytë pas Shqipërisë, pasi fituan vetëm katër ndeshje nga tetë.

Skuadra çeke u godit gjithashtu nga një skandal më pak se 48 orë para ndeshjes vendimtare kundër Moldavisë, kur tre futbollistët, Vladimir Cufal (Uest Ham), Jakub Brabec (Aris Selanik) dhe Jan Kuchta (Sparta Pragë), u përjashtuan nga kombëtarja, pasi kaluan natën nga e shtuna në të diel në një klub nate. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos