Shqipëria u rendit e para në Grupin E të eliminatoreve të Kampionatit Evropian të Futbollit, që do të luhet në Gjermani.
Ashtu siç ishte njoftuar, pas përfundimit të ndeshjes me Ishujt Faroe, nisi festa e madhe në stadium. Dritat e stadiumit u fikën, me blicet e celularëve që u zunë vendin, duke dhuruar një spektakël të vërtetë.
Më pas, nisi spektakli i fishekzjarrëve, ndërkohë që tifozët nisën të largoheshin nga stadiumi.