Kategoria Superiore/ Partizani-Dinamo, luhet derbi për titullin

Nga Erald Kodhelaj
24 Janar 2025, 17:20 | Futboll

Kategoria Superiore/ Partizani-Dinamo, luhet derbi për titullin

Një derbi për titullin. Partizani do të sfidojë këtë të shtunë Dinamon, kundërshtarin me të cilin ndan kreun e Kategorisë Superiore.

Të kuqtë nisen të avantazhuar nga historia. Në tre ndeshjet e fundit ata kanë marrë dy fitore dhe një barazim.

Në tetorin e 2024-ës, Dinamo ka regjistruar fitoren e vetme kundër “Demave” në 16 vitet e fundit. Por, fakti është që në këtë sezon “Nëndetësja” beson realisht te titulli.

Më parë, prej orës 13:30, Tirana luan trasfertën me Bylisin, me trajnerin Shkëmbi të rikthyer në stol, ndërsa Skënderbeu pret Teutën.

Ndeshjet e javës së 22-të vijojnë të dielën, me përballjet Elbasani-Laçi dhe duelin tjetër mes pretendentëve për titull, Vllaznia-Egnatia, që zbresin në fushë prej orës 17:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos