Enis Bardhi ikën nga Trabzonspori, prezantohet te skuadra e re

Nga A2 CNN
24 Janar 2025, 16:10 | Futboll

Enis Bardhi ikën nga Trabzonspori, prezantohet te skuadra e re

Mesfushori shqiptar, i cili përfaqëson Maqedoninë e Veriut, Enis Bardhi, është larguar nga skuadra e Trabzonsporit, por ka mbetur në futbollin turk.

Ai është prezantuar menjëherë te skuadra e re, Bodrumspor. “Klubi ynë ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit me Enis Bardhin, i cili ka luajtur për herë të fundit për Trabzonspor”, thuhet në njoftim.

Te Bodrumspori, Bardhi do të takojë dy lojtarët e kombëtares shqiptare, Taulant Seferi dhe Arlind Ajeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos