Kriza e golave, Juventus huazon sulmuesin Kolo Muani nga PSG

Nga Erald Kodhelaj
23 Janar 2025, 17:54 | Futboll

Kriza e golave, Juventus huazon sulmuesin Kolo Muani nga PSG

Më në fund, Randall Kolo Muani është lojtar i Juventusit. Klubi i Paris Saint Germain zgjidhi problemet me lojtarët që kishte huazuar, duke i hapur rrugë kalimit të 26-vjeçarit te “Zonja e Vjetër”.

Sulmuesi francez huazohet në Torino deri në fund të sezonit për një milion euro, pa detyrim blerje. Kolo Muani ishte blerja më e shtrenjtë e verës së vitit 2023, me PSG që pagoi 95 milionë euro te Eintracht Frankfurt.

Edhe pse u transferua si yll në Paris, ai nuk u përshtat te skemat e Luis Enrique, teksa u bë i famshëm për rastin e humbur në finalen e Botërorit 2022 në Katar, ku mund t’i kishte dhënë trofeun Francës.

Për Juventusin, Kolo Muani është përforcimi ideal për sulmin, ku me formën e dobët të Vlahoviç, bardhezinjtë vuajnë të shënojnë. Sulmuesi mori numrin 20, u stërvit menjëherë me grupin dhe do të jetë i gatshëm prej sfidës së të shtunës me Napolin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos