Ndeshjet e së mërkurës në Ligën e Kampioneve kanë dhuruar disa rezultate shumë të rëndësishme për kualifikimin në fazën e "playoff"-it. PSG u kthye në zonën e renditjes që të kualifikon më tej, duke çuar Manchester Cityn në zonën e eliminimit.
Përballja direkte mes dy skuadrave i buzëqeshi francezëve pas një pjese të dytë të pabesueshme, e cila filloi me dy gola të shpejtë të anglezëve. Por PSG ia doli që të përmbyste rezultatin dhe të fitonte me shifrat 4-2 këtë duel direkt “mbijetese”, shkruan A2.
Ndërkaq, të pritshme ishin fitoret e thella të Realit dhe Arsenalit, por pakkush e kishte menduar që Feyenoord do i jepte një leksion të mirëfilltë me shifrat 3-0 Bayern Munchen.
(A2 Televizion)