Fitorja spektakolare në fushë, me rezultatin 5 me 4 u shoqërua me tension në fund të lojës. Pasi mori edhe trofeun si “Lojtari më i Mirë i Ndeshjes”, Rafinja u përfshi në një sherr masiv në tunelin që të dërgon në dhomat e zhveshjes.
Reporterët e pranishëm treguan se tensioni ishte mjaft i lart ndërmjet lojtarëve të të dyja skuadrave, teksa ishte e nevojshme ndërhyrja e policisë për të ndarë Rafinjën nga futbollistët e Benfikës.
Sipas kapitenit të Barcelonës, që shënoi edhe golin e fitores në shtesë, situata u tensionua prej sharjeve të futbollistëve portugezë. (A2 Televizion)