Teuta largon Edi Martinin, klubi akord me Devollin

Nga Erald Kodhelaj
21 Janar 2025, 17:22 | Futboll

Teuta largon Edi Martinin, klubi akord me Devollin

Edi Martini nuk do të jetë më trajner i Teutës. Klubi durrsak ka vendosur të largojë nga detyra teknikun, i cili ishte rikthyer në stol më 26 shtator të vitit 2023, për herë të pestë në karrierë.

Humbja e fundit në kampionat me Partizanin, por mbi të gjitha rreziku i rënies nga kategoria, i ka bindur drejtuesit se ndryshimi në stol ishte i pashmangshëm, shkruan A2.

Në njoftimin e bërë për largimin, përveçse i uroi fat Martinit, klubi i Teutës theksonte se trajneri i ri do të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Në Durrës kanë arritur akordin me Bledar Devollin, që së fundmi mbylli aventurën me Lirinë e Prizrenit në Kosovë.

Momentalisht, Teuta renditet e shtata në kampionat, me 23 pikë në 21 javë të luajtura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos