Chelsea kthehet në vendin e katërt, dorëzohet Wolverhampton

Nga A2 CNN
21 Janar 2025, 09:51 | Futboll

Chelsea kthehet në vendin e katërt, dorëzohet Wolverhampton
Chelsea rimerr vendin e katërt në Premier League, në ndeshjne e së hënës kundër Wolverhampton. Blutë e Londrës fituan me rezultatin 3-1 dhe kaluan në renditje Manchester City-n, duke u ngjitur në kuotën e 40 pikëve.

Avantazhit të përkohshëm të Chelsea me Tosin Adarabioyo, miqtë i’u përgjigjën me Doherty në minutën e pestë shtesë të fraksionit të parë të lojës.

Ai episod shërbeu vetëm për të krijuar iluzione te Ujqërit, që në gjysmën e mbetur të ndeshjes nuk arritën të përballonin presingun e kundërshtarëve.

Cucurella në të 60-ën dhe Madueke në minutën e 65-të shënuan rrjetat e fitores për Chelsea-n. Kjo bëri që festa e Manchester City për vendin e katërt të zgjaste vetëm një ditë.

Londinezët u rikthyen në zonën Champions, teksa në anën tjetër Wolves mbeten në vendin e tretë nga fundi, me vetëm 16 pikë, aq sa ka edhe Ipswich dhe janë një prej skuadrave më të rrezikuara për të rënë nga kategoria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos