Reali i Madridit ngjitet i vetëm në krye të La Liga-s. Sfida në Bernabeu përballë Las Palmas përfundoi me fitoren 4-1 për Los Blancos.
Edhe pse miqtë e panë veten në avantazh pas vetëm 30 sekondave lojë, dueli në Bernabeu foli vetëm për ekipin e Ançelotit.
Mbappe me dy gola, Brahim Diaz dhe Rodrigo vulosën suksesin e Realit, që ngjitet në kuotën e 46 pikëve dhe përfiton nga disfata e Atletikos, e cila ndjek me 44.
Barcelona e vendit të tretë ka 7 pikë më pak se kryesuesit e kampionatit spanjoll, ku pas 20 javëve gara për titull mbetet më e hapur se asnjëherë. (A2 Televizion)