Mungon vetëm zyrtarizim, Kyle Walker një hap larg transferimit te Milani

Nga A2 CNN
18 Janar 2025, 17:07 | Futboll

Mungon vetëm zyrtarizim, Kyle Walker një hap larg transferimit te

Mungon vetëm zyrtarizimi, por në Itali janë të sigurt se Kyle Walker do të transferohet te Milani.  Anglezi ka kohë që është në listën e dëshirave të kuqezinjve, edhe pse është 34 vjeç, drejtuesit e klubit italian mendojnë se mund ta ndihmojë trajnerin Conceiçao.

Palët kanë arritur një akord. Gazetat italiane pretendojnë se kuqezinjtë do të paguajnë 1 milion euro për një marrëveshje huazimi gjashtëmujore, ndërsa ekziston dhe mundësia për ta blerë në fund të sezonit për 5 milionë euro.

Walker do të përfitojë 4 milionë euro në sezon plus edhe bonuset ndërsa mbeten vetëm detajet e fundit që marrëveshja të zyrtarizohet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos