Interi mposht Empolin dhe i përgjigjet Napolit

Nga Dea Kozma
20 Janar 2025, 11:47 | Futboll

Interi mposht Empolin dhe i përgjigjet Napolit

Inter fitoi 3-1 përballë Empolit dhe iu përgjigj menjëherë suksesit të Napolit, duke mbajtur ritmin e kryesuesve të Serie A. Zikaltërit e siguruan triumfin në San Siro vetëm në pjesën e dytë me golin e Lautaro Martinez, që zhbllokoi rezultatin. Kapiteni zikaltër e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 55-të, pas një goditjeje të djathtë potente dhe të saktë nga hyrja e zonës, që befasoi portierin.

Në minutën e 79-të, Dumfries dyfishoi rezultatin me një goditje të saktë me kokë pas zhvillimeve të një goditjeje këndi, shkruan A2 CNN.

Esposito, pesë minuta nga fundi, krijoi iluzionin se mund ta kthente Empolin në lojë, por Thuram në sekondat e fundit vulosi suksesin e Interit me shifrat 3-1. Zikaltërit e rritën distancën me 3 pikë nga Napoli dhe kanë një ndeshje për të rikuperuar.

Në takimet e tjera, Lazio, me Elseid Hysajn në fushë, fitoi 3-0 në fushën e Veronës. Gigot, Dia dhe Zaçagni i dhanë triumfin bardhekaltërve, që e shohin veten në vendin e katërt. Në takimet e tjera, fitoi edhe Cagliari 4-1 përballë Leçes. Barazime 1-1 në duelet Fiorentina-Torino dhe Parma-Venezia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos