Tre fitore për tre pretendentë për titullin, që ndajnë vendin e parë. Partizani, Vllaznia dhe Dinamo nuk gabuan në sfidat e javës së 21-të të Kategorisë Superiore.
Të kuqtë mposhtën 2-0 Teutën në Durrës, me golat e Janjeva-s dhe Padstrelau-t. Rrjetat e suksesit u realizuan të gjitha në pjesën e dytë të ndeshjes. Triumf madhështor i Vllaznisë në Korçë. Tregolëshi i Bekim Balajt dhe rrjeta e Malës i dhanë fitoren 4-0 shkodranëve.
Dinamo në anën tjetër kaloi me shifrat 3-1 Elbasanin. Të tre ekipet kryesojnë në kuotën e 37 pikëve, me të kuqtë që mbrojtën vendin e parë prej golavarazhit më të mirë. Skënderbeu mbyll renditjen, me Tiranën dhe Laçin që mbeten në zonën e rënies nga kategoria. (A2 Televizion)