Kategoria superiore, të dielën Dinamo përballë Elbasanit, Partizani sfidon Teutën

Nga A2 CNN
19 Janar 2025, 14:01 | Futboll

Kategoria superiore, të dielën Dinamo përballë Elbasanit,

Java e 21 e Kategorisë Superiore mbyllet të dielën me tre ndeshje të forta. Teuta pret në shtëpi Partizanin, ndërsa Dinamo përballe Elbasanit.

Për ekipet kryeqytetase, fitorja është një detyrim nëse duan të marshojnë në krye. Detyrë të vështirë ka edhe Vllaznia që luan me Skënderbeun, skuadër që i ka hapur probleme ekipeve të mëdha.

Në konferencën për shtyp, trajneri Brdariç tregoi se kundërshtari nuk është nënvlerësuar aspak pavarësisht pozitës që ndodhet në klasifikim. Skuadra kuqe-blu po përgatitet maksimalisht dhe do hyjë në fushë vetëm për tre pikë. Takimi luhet këtë të diel në orën 16:30. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos