Nuk ka "Klasike", Barcelona dhe Real mësojnë rivalët e çerekfinales së Kupës

Nga A2 CNN
20 Janar 2025, 17:55 | Futboll

Nuk ka "Klasike", Barcelona dhe Real mësojnë rivalët e

U hodh sot shorti i Kupës së Mbretit në Spanjë. Kështu, Reali, Barcelona dhe Atletico Madrid kanë njohur kundërshtarët në turin çerekfinal të këtij kompeticioni.

Skuadra e Carlo Ancelotti do të përballet me Leganes. Në anën tjetër, Atletico ka “peshkuar” Getafen, shkruan A2.

Ndërkohë, Barcelona do të sfidojë Valencian, ndërsa Real Sociedad përballet me Osasunën.

Sfidat çerekfinale janë programuar për t’u luajtur në fillimin e shkurtit.

Çiftet çerekfinaliste:

Valencia – Barcelona

Atletico Madrid – Getafe

Real Sociedad – Osasuna

Leganes – Real Madrid. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos