Shiten të gjitha biletat e tifozëve shqiptarë për ndeshjen Angli-Shqipëri

Nga A2 CNN
21 Janar 2025, 20:07 | Futboll

Shiten të gjitha biletat e tifozëve shqiptarë për ndeshjen

Të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “Wembley”, për ndeshjen e parë kualifikuese Angli–Shqipëri, janë shitur.

Ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët e Kombëtares kuqezi për këtë sfidë, të cilët si gjithmonë do të jenë në mbështetje të ekipit, shkruan A2.

Ndeshja Angli–Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të luhet më 21 mars, në orën 20:45, në stadiumin “Wembley” të Londrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos