Mrekullia e 7 nga Liverpool, Barça kalon me përmbysje të çmendur

Nga A2 CNN
22 Janar 2025, 10:09 | Futboll

Mrekullia e 7 nga Liverpool, Barça kalon me përmbysje të
Konfirmime, surpriza, gola dhe përmbysje të çmendura. Ndeshjet që hapën xhiron e parafundit në grupin e Champions i dhuruan të gjitha emocionet e mundshme.

Liverpool regjistroi fitoren e shtatë në po kaq ndeshje. Reds fituan 2-1 përballë Lille dhe u kualifikuan në 1/8, edhe pse nuk kanë ende garancinë e vendit të parë. Salah në të 34-tën dhe më pas Elliott në pjesën e dytë i dhanë suksesin Liverpool, ndërsa francezët barazuan përkohësisht shifrat me David.

Spektakli i vërtetë ishte në Lisbonë, ku Barcelona fitoi 5-4 përballë Benfikas. Në “Da Luz” ndodhi gjithçka: tregolësh, tre penallti dhe një përmbysje epike e katalanasve.

Pas 30 minutave lojë, rezultati ishte 3-1 për portugezët, pas golave të realizuar nga Pavlidis, teksa Lewandowski kishte barazuar përkohësisht shifrat me penallti.

Edhe pse dukej se befasitë kishin përfunduar, në fakt ato sapo kishin nisur. Në të 64-ën Raphina shkurtoi diferencën në 3-2, teksa në të 68-ën Benfika realizoi të katërtin me autogolin e Araujo.

Por çmenduria vazhdoi. Lewandowski në të 78-ën, sërish me penallti ngushtoi rezultatin, teksa Garcia tre minuta përpara fundit barazoi në 4-4. Rrjeta e fitores për katalanasit u shënua nga Raphina në minutën e 96-të, që i dhuroi Barcelonës kualifikimin.

Po aq fantastike edhe përmbysja e Atletico Madrid përballë Bayer Leverkusen. Pavarësisht kartonit të kuq të Barrios dhe avantazhit të gjermanëve me Hincapie, spanjollët nuk u dorëzuan. Julian Alvarez ishte heroi i Colconeros, me golin e barazimit në të 52-ën dhe rrjetën e fitores në sekondate fundit të lojës. Atletiko ngjitet në vendin e tretë, në pritje të Arsenal, Inter e Brest.

Barazim zhgënjyes për Juventusin, që u ndal në shifrat 0-0 nga Club Brugge. Pika e marrë i mjaftoi bardhezinjve për vendin në play-off, teksa kualifikimi direkt duket larg. Në play off kaloi edhe Atalanta që shkatërroi me shifrat 5-0 Sturm Graz. Në takimet e tjera, Monaco mposhti 1-0 Aston Villa-n, ndërsa fitore regjistruan edhe PSV Eindhoven dhe Stuttgart. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos