Atalanta ka siguruar matematikisht sot kalimin në turin tjetër të Champions League, pasi ka mundur me shifrat 5-0 Sturm Graz.
Retegui, Pasalic, De Keteleare, Lookman dhe Brescianini ishin autorët e golave, të cilët siguruan tre pikët që i duheshin për të garantuar vendin në turin tjetër, teksa në javën e fundit do të mësojnë më saktësisht nëse do të jenë mes 8 të parave apo jo, shkruan A2.
Ndërkohë, në sfidën tjetër Monaco mposhti Aston Villa 1-0, duke hedhur një hap të sigurt drejt fazës tjetër. (A2 Televizion)