Njoftimi zyrtar, Dortmundi shkarkon trajnerin Nuri Sahin

Nga A2 CNN
22 Janar 2025, 13:04 | Futboll

Njoftimi zyrtar, Dortmundi shkarkon trajnerin Nuri Sahin

Disfata me Bolonjën i kushtoi shtrenjtë Nuri Shahin. Borusia e Dortmundit vendosi të largojë nga detyra trajnerin 36-vjeçar, i cili ishte prej kohësh nën vëzhgim prej ecurisë jo të kënaqshme të skuadrës.

Klubi gjerman konfirmoi shkarkimin e teknikut, pas humbjes së katërt me radhë në të gjitha aktivitetet.

“Në vijim të analizës së brendshme për ecurinë e skuadrës, Borusia e Dortmundit vendosi të largojë menjëherë nga detyra trajnerin Nuri Shahin”, thuhej në njoftimin e klubit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos