Muçi “trullos” mbrojtjen, Rashica shënon supergol për Beshiktash

Nga A2 CNN
22 Janar 2025, 17:06 | Futboll

Muçi “trullos” mbrojtjen, Rashica shënon supergol

Spektakël shqiptarësh në Europa League. Në “Tupras Stadium”, Ernest Muçi dhe Milot Rashica kanë marrë për dore Beshiktashin, duke e çuar drejt fitores përballë Atletikos së Bilbaos.

Në një aksion të nisur nga këmbët e 22-vjeçarit nga Tirana në mesfushë erdhi edhe goli i parë i turqve, shënuar nga sulmuesi i Kosovës.

Muçi vallëzoi me topin duke trullosur mbrojtjen e miqve dhe më pas pasoi te Rafa Silva, e ky po aq bukur me finesë asistoi Rashicën që e finalizoi me supergol aksionin e mrekullueshëm.

Ky ishte goli i parë në Europa League i sulmuesit nga Vushtria, krahas një asistimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos