Kyle Walker nis aventurën te Milani

Nga A2 CNN
23 Janar 2025, 17:58 | Futboll

Kyle Walker nis aventurën te Milani

Pak pas mesditës së kësaj të enjteje nisi edhe aventura e Kyle Walker te Milani.

Mbrojtësi anglez zbarkoi në aeroportin e Milanos, pas negociatave që zgjatën disa javë.

“Përshëndetje të gjithëve”, ishin fjalët e para të 34-vjeçarit për tifozët e pranishëm. Më pas, ai kreu vizitat mjekësore dhe në selinë e Milanit shkoi për të firmosur kontratën që e lidh me “Djallin” deri në vitin 2027.

Walker mund të debutojë në derbin e datës 2 shkurt kundër Interit. Mbrojtësi transferohet në formë huazimi nga Manchester City, me të drejtë blerje për 5 milionë euro.

Deri në qershor do të paguhet 2,5 milionë euro, teksa në momentin e firmës në kontratën e re deri në vitin 2027, paga e Walker do të bëhet 4,5 milionë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos